Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Mbyllem me sukses punimet e edicionit të parë të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”

Ndaje këtë

Të shtunën, pas tre ditëve intensive me tetë panele e takime të ndryshme rrjetëzimi, me diskutime me mbi 48 folës dhe mbi 200 mysafirë nga 21 shtete të botës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka përmbyllur me sukses punimet e edicionit të parë të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”, i cili u mbajt nga data 16 deri më datën 18 nëntor 2023 në Prishtinë.

Përgjatë punimeve të Forumit “Ulpiana”, u shkëmbyen ide inovative të përfshirjes dhe angazhimit të Diasporës në vendin e origjinës me qëllim të zhvillimit të vendit, si dhe dëgjuam për përvojat më të mira të qeverive të ndryshme demokratike nëpër botë.

Angazhimi i Diasporës dhe ndikimi i migrimit në zhvillimin e vendit, modelet e suksesshme të krijimit të politikave e programeve qeveritare për angazhimin e diasporës, digjitalizimi i Diasporës dhe transfrimimi ekonomik përmes angazhimit të Diasporës, që tejkalon remitancat, ishin vetëm disa nga temat qendrore që u diskutuan përgjatë shtatë paneleve të ndryshme tematike përgjatë Forumit me përfaqësues të strukturave politike, institucionale, nga universitete e organizata të ndryshme pjesëmarrëse.

Forumi “Ulpiana” përmbylli punimet me një tryezë tryeze të përbashkët diskutimi të udhëhequr nga zëvendësministrja, Liza Gashi, dhe ku u prezantua përmbledhja e gjetjeve kryesore nga tre ditët e punimeve paraprake si dhe u përcaktuan fushat me prioritet të veprimit për të ardhmen dhe në arritjen e rezultateve të prekshme për angazhimin e Diasporës brenda dhe jashtë Kosovës me qëllim të zhvillimit të vendit dhe përfaqësimit sa më të mirë diplomatik.

Disa nga konkluzionet kryesore të Forumit “Ulpiana” përfshijnë: krijimin e më tepër hapësirave politike e programore për angazhimin e Diasporës nga ana e Qeverisë; të intensifikohen takimet me Diasporën me qëllim të rrjetëzimit më të intensifikuar në nivel ndërkombëtarë, të intensifikohet komunikimi i angazhimit të Diasporës në nivel vendi dhe jashtë tij, si dhe organizimi i shkollës dimërore mbi “Diplomaciën e Diasporës” për të gjitha shtete në Republikën e Kosovës.

Krejt në fund të tryezës, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik, z. Besim Aliti, prezantoi të arriturat e Republikës së Kosovës në fushën e sportit, duke i informuar pjesëmarrësit për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë.

Me përmbylljen e punimeve të Forumit, pjesëmarrësit kanë vizituar Parkun Arkeologjik “Ulpiana”, nga ku buron edhe emri i vetë Forumit, si dhe u realizua një vizitë në Qendrën e Dokumentimit të Krimeve të Luftës.

Forumi Ndërkombëtar “Ulpiana”, si një ndër ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në vend, si qëllim kryesor ka avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës me qeveritë demokratike në botë, dhe paralelisht me këtë avancimin e politikave nëpërmjet angazhimit të diasporës dhe zhvillimit ndërkombëtar.

Qeveria mbetet e përkushtuar në adresimin e konkluzioneve të dala nga edicioni i parë “Ulpiana” dhe përmes kësaj, krijimit të hapësirave politike dhe programe për angazhimin e Diasporës dhe avancimin e pozitës së Kosovës në nivel ndërkombëtarë.

Lajmet e tjera

|