Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Aivo Orav

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Sh.T Ambasadorin Aivo Orav.

Në takimin e parë pas formimit të qeverisë së re, Ambasadori Orav e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të strukturuar ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional me BE-në, si dhe për prioritetet e qeverisë në kuadër të procesit të integrimit evropian. Ministri Konjufca nënvizoi se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe shprehu falenderim për angazhimin e vazhdueshëm të BE-së në këtë drejtim.

U trajtua gjithashtu çështja e integrimit të Kosovës në agjenci dhe mekanizma të Bashkimit Evropian, si një hap i rëndësishëm drejt afrimit të mëtejshëm institucional dhe harmonizimit me standardet evropiane.

Ambasadori Orav vlerësoi përkushtimin e Kosovës në përafrimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, përfshirë zbatimin e sanksioneve ndaj Bjellorusisë dhe qëndrimin e Republikës së Kosovës në raport me invazionin rus në Ukrainë.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit me Bashkimin Evropian dhe për avancimin e procesit të integrimit evropian.

Lajmet e tjera

|