Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri Konjufca: Kosova mbështet lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, me ftesë të Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, mori pjesë në një takim virtual të nivelit të lartë me mbi 40 ministra të Punëve të Jashtme nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar situatën në Ngushticën e Hormuzit.

Gjatë takimit u theksua se liria e lundrimit dhe siguria e korridoreve ndërkombëtare të tregtisë janë të pakontestueshme dhe nuk duhet përdorur si instrument presioni.

Ministri Konjufca theksoi se “Republika e Kosovës dënon fuqishëm sulmet e Iranit që i shkelin këto parime. Ne qëndrojmë në linjë me partnerët tanë në thirrjen se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt.”

Ai shtoi se ndërprerjet në këto rrugë strategjike ndikojnë jo vetëm rajonalisht, por edhe në ekonomitë dhe stabilitetin global, përfshirë vendin tonë. Këto ndikime përfshijnë zinxhirët e furnizimit, çmimet e energjisë dhe sigurinë ekonomike. Për këtë arsye, veprimi ndërkombëtar mbetet thelbësor për garantimin e stabilitetit dhe funksionimit normal të korridoreve jetike.

Kosova mbetet e palëkundur në mbështetjen e partnerëve të saj euroatlantikë dhe në Lindjen e Mesme, duke kontribuar në mbrojtjen e lirisë së lundrimit dhe sigurisë ndërkombëtare.

Lajmet e tjera

|