Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në formatin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët e BE-së”, i cili u mbajt në Kështjellën e Bratislavës, Sllovaki.
Takimi u organizua nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës së Sllovakisë, z. Juraj Blanár, dhe mblodhi delegacionet e trembëdhjetë vendeve, si dhe Komisioneren Evropiane për Zgjerim, znj. Marta Kos.
Gjatë seancës hapëse kushtuar integrimit gradual dhe bashkëpunimit rajonal, Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se Kosova mbetet e gatshme për statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Në seancën e dytë kushtuar sigurisë si dimension i ri i integrimit, Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi rëndësinë e integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor në arkitekturën e sigurisë evropiane, duke përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike dhe ndërveprushmërisë me standardet e NATO-s. Ai theksoi po ashtu se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor që nuk janë ende pjesë e Aleancës është interes strategjik për stabilitetin e gjithë rajonit dhe të Evropës.
Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me partnerët evropianë dhe për avancimin e rrugës së saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian