Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri Konjufca në Irlandë:Kërkohet mbështetje për avancimin e Kosovës drejt BE-së

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca zhvilloi vizitën e tij të parë bilaterale në Ireland, ku u prit në takim nga Ministrja për Punë të Jashtme dhe Tregti, Helen McEntee.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Irlandës, miqësinë mes dy popujve dhe vlerat e përbashkëta që i bashkojnë të dyja shtetet.

Ministrat  vlerësuan se raportet bilaterale duhet të zgjerohen dhe të intensifikohen në fusha të ndryshme të bashkëpunimit.

Në kuadër të diskutimeve, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri Konjufca kërkoi mbështetjen e Irlandës për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke pasur parasysh edhe presidencën e ardhshme të BE-së nga Irlanda.

U theksua se Kosova nuk mund të mbetet e veçuar nga procesi i integrimit dhe perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë vizitës në Irlandë, ministri Konjufca zhvilloi takime edhe me anëtarë të Komitetit të Përbashkët për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamentit irlandez, si dhe me Senatorin Pat Casey.

Në këto takime u riafirmua mbështetja parlamentare e Irlandës për rrugën evropiane të Republikës së Kosovës.

Lajmet e tjera

|