Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri Konjufca në Samitin e Diasporës në Tiranë, takim me homologun e tij shqiptar, Ferit Hoxha

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, po merr pjesë në Samitin e IV të Diasporës, i cili po zhvillon punimet në Tirana.

Në margjina të samitit, ministri Konjufca ka zhvilluar një takim me homologun e tij, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Gjatë takimit, ministrat diskutuan për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në të gjitha fushat, me synim avancimin e interesit të përbashkët kombëtar.

Në fokus të veçantë ishte procesi i integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës dhe roli i rëndësishëm i Shqipërisë në mbështetje të këtij rrugëtimi.

Ministri Konjufca shprehu mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm të shtetit shqiptar në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe në përpjekjet për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, përfshirë BE-në, NATO-n dhe OKB-në.

Ministri Konjufca mori pjesë edhe në një panel diskutimi së bashku me Ministrin Hoxha dhe përfaqësues të tjerë nga trevat shqiptare, ku u trajtua roli i diasporës dhe nevoja për rritjen e përfshirjes së saj.

“Në kuadër të Samitit të Diasporës, diskutuam gjithashtu për rëndësinë e një qasjeje të koordinuar ndërmjet dy vendeve tona në angazhimin dhe fuqizimin e diasporës shqiptare kudo në botë, si një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendeve tona”, u shpreh ministri Konjufca.

Kosova dhe Shqipëria mbeten të përkushtuara për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët, duke u mbështetur në lidhjet e forta historike, gjuhësore dhe kulturore, si dhe në një vizion të qartë për bashkëpunim të qëndrueshëm.

Lajmet e tjera

|