Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri Konjufca, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Sh.T. Georg Schnetzer.

Në takim, Ambasadori Schnetzer e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin e ri dhe riafirmoi përkushtimin e Austrisë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Republikën e Kosovës. Gjatë bisedës u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në avancimin e objektivave ndërkombëtare të Kosovës. Republika e Kosovës vlerëson partneritetin e qëndrueshëm me Austrinë dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme në rrugën evropiane të vendit.

Lajmet e tjera

|