Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri Konjufca, priti në takim Dr. Anton Hofreiter, Kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti në takim Dr. Anton Hofreiter, Kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman.

Gjatë takimit u diskutua për procesin e integrimit evropian të Kosovës, zhvillimet politike në vend dhe rajon, si dhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Zëvendëskryeministri Konjufca e falënderoi Dr. Hofreiter për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për angazhimin e tij në mbështetje të perspektivës evropiane të vendit.

Në takim u theksua rëndësia e avancimit të Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Bundestagun gjerman.

Lajmet e tjera

|