Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri Konjufca priti në takim lamtumirës Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Boven

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, priti sot në takim lamtumirës Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Sh.T. znj. Karin Boven.

Zëvendëskryeministri Konjufca e falënderoi Ambasadoren Boven për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë shërbimit të saj në Kosovë, si dhe për kontributin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës.

Ai vlerësoi Holandën si shtet mik dhe partner të rëndësishëm të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në proceset integruese, zhvillimin demokratik dhe fushat me interes të përbashkët.

Zëvendëskryeministri Konjufca i uroi Ambasadores Boven suksese në angazhimet e saj të ardhshme.

Lajmet e tjera

|