Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, priti në takim lamtumirës Sh.T. Faisal Ghazi Hifzi, Ambasador jorezident i Mbretërisë së Arabisë Saudite për Republikën e Kosovës.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Konjufca e falënderoi ambasadorin Hifzi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ai shprehu vlerësimin e tij për raportet miqësore mes dy vendeve dhe gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Zëvendëskryeministri Konjufca i uroi ambasadorit Hifzi suksese në angazhimet e tij të ardhshme.