Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri Konjufca priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Francës në Kosovë, Sh.T. z. Olivier Guérot.

Zëvendëskryeministri Konjufca e falënderoi Ambasadorin Guérot për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e afërt në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.

Ai vlerësoi rolin e rëndësishëm të Francës si shtet mik dhe partner i Kosovës, duke theksuar mbështetjen e saj në proceset e rëndësishme të shtetndërtimit, integrimit evropian dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Konjufca i uroi Ambasadorit Guérot suksese në angazhimet e tij të ardhshme dhe shprehu përkushtimin e Kosovës për të vazhduar thellimin e bashkëpunimit me Francën në fushat me interes të përbashkët.

Lajmet e tjera

|