Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri Konjufca priti në takim ministren e Jashtme të Shqipërisë Elisa Spiropalin

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim homologen nga Republika e Shqipërisë, Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

Takimi u zhvillua në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, duke riafirmuar përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, ministrat u përqendruan në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, intensifikimin e koordinimit në fushën e politikës së jashtme, si dhe në forcimin e kapaciteteve diplomatike dhe përfaqësimit ndërkombëtar të të dy shteteve.

Në këtë kuadër, u vlerësua progresi i arritur përmes mekanizmave ekzistues të bashkëpunimit dhe u theksua rëndësia e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të përbashkëta.

Ministri Konjufca shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe konsekuente të Republikës së Shqipërisë në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe konsolidimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Theks i veçantë iu kushtua mbështetjes së Shqipërisë për avancimin e integrimit evropian të Kosovës, duke filluar nga shqyrtimi i aplikimit për anëtarësim në Bashkimi Evropian, drejt fitimit të statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim.

Gjatë takimit u diskutua edhe koordinimi i ngushtë në funksion të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, afrimit drejt Partneritetit për Paqe në kuadër të NATO, si dhe rritjes së rolit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

“E ardhmja jonë, ashtu si e kaluara, do të jenë të lidhura përgjithmonë. Sa më i fortë të jetë bashkëpunimi ynë, aq më e sigurt do të jetë rruga jonë drejt Bashkimit Evropian dhe drejt realizimit të aspiratave të kombit shqiptar” u shpreh ministri Konjufca.

Të dy ministrat riafirmuan përkushtimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës, në shërbim të interesave strategjike të dy shteteve, stabilitetit rajonal dhe perspektivës së tyre evropiane dhe euroatlantike.

Lajmet e tjera

|