Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri Konjufca, priti në takim njoftues Ambasadoren e re të Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, priti sot në takim njoftues Ambasadoren e re të Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Sh.S. Anne-Lise Cattin Hennin.

Zëvendëskryeministri Konjufca e uroi Ambasadoren Cattin Hennin për fillimin e mandatit dhe i dëshiroi suksese në detyrën e saj. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.

Zëvendëskryeministri Konjufca shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe nënvizoi rolin e rëndësishëm të diasporës sonë në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve

Lajmet e tjera

|