Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti në takim njoftues Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës, Sh.S. Astrid de Vries.
Zëvendëskryeministri Konjufca e uroi Ambasadoren de Vries për fillimin e mandatit dhe i dëshiroi suksese në detyrën e saj të re.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Holandës, si dhe për mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.