Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri Konjufca, priti në takim njoftues Ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Kosovën,Dirk Schübel

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, priti sot në takim njoftues Ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Kosovën, Sh.T. Dirk Schübel.

Zëvendëskryeministri Konjufca e uroi Ambasadorin Schübel për fillimin e mandatit dhe i dëshiroi suksese në detyrën e tij të re. Gjatë takimit u diskutua për agjendën evropiane të Kosovës, avancimin e procesit të integrimit në BE dhe vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi rëndësinë e një angazhimi të drejtpërdrejtë dhe substancial ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, me qëllim që progresi i arritur nga vendi të reflektohet edhe në hapa konkretë në procesin e integrimit evropian.

Lajmet e tjera

|