Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri Konjufca priti në takim Përfaqësuesit e Përhershëm të vendeve nordike dhe baltike në OSBE

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, priti në takim tetë Përfaqësuesit e Përhershëm të vendeve nordike dhe baltike në OSBE.

Gjatë takimit u zhvillua një shkëmbim i hapur i pikëpamjeve lidhur me projektet dhe angazhimin e OSBE-së në Kosovë, si dhe ndikimin e tyre në forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimit të ligjit.

Zëvendëskryeministri Konjufca shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së dhe për kontributin e rëndësishëm të projekteve të saj, veçanërisht gjatë fazave kritike të tranzicionit, kur kjo mbështetje ishte thelbësore në ndërtimin e një demokracie funksionale dhe të qëndrueshme në Kosovë. Ai theksoi se Kosova sot ka arritur stadin e një demokracie stabile, dhe kontrobuti i OSBE-së në ketë arritje ishte shumë i rëndësishëm, dhe do të vlerësohet gjithmonë.

Palët diskutuan gjithashtu mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe OSBE-së, dhe Zëvendëskryeministri Konjufca riafirmoi se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është prioritet dhe transformimi i rolit të Kosovës brenda OSBE-së në një kapacitet më të plotë, do të hapte mundësi të reja për zhvillimin e vendit tonë.

Lajmet e tjera

|