Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, zhvilloi një bisedë telefonike me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Madhërinë e Tij Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.
Gjatë bisedës u diskutuan zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme. Republika e Kosovës dënon fuqishëm sulmet e Iranit ndaj shteteve partnere në rajon, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat cenojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Zëvendëskryeministri Konjufca shprehu solidaritetin e plotë të Republikës së Kosovës me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë Kosovës ndër vite në procesin e shtetndërtimit dhe zhvillimit.
Zëvendëskryeministri Konjufca falënderoi homologun e tij për urimet me rastin e marrjes së detyrës, si dhe për ftesën për një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.