Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri z. Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, z. Guérot

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Sh.T. Olivier Guérot.

Në takimin e parë pas formimit të qeverisë së re, Ambasadori Guérot e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për detyrën dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Francës për vazhdimin e partneritetit të ngushtë me Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Theks i veçantë iu kushtua mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe nxitjen e investimeve, si dhe forcimit të lidhjeve kulturore dhe akademike ndërmjet dy vendeve.

Ministri Konjufca theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me Francën për realizimin e objektivave ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë avancimin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Republika e Kosovës vlerëson partneritetin dhe përkrahjen e Francës, dhe mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Lajmet e tjera

|