Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës kanë prezantuar procesin përgatitor për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Ndaje këtë

Në këtë ngjarje ishin prezent zëvendësministrja, znj. Gashi si dhe zëvëndësministri, z. Ahmeti të cilët e kanë përgëzuar komunitetin sportiv dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë arritje historike.

Në fjalimin e saj, zëvendësministrja Gashi vlerësoi kontributin e sportisëve të cilët me përkushtim, pasion dhe sukses të tyre në skenën botërore jo vetëm që i kanë sjellë krenari dhe nder Republikës tonë, por kanë qenë burim frymëzimi për sportistët e rinj anembanë vendit dhe më gjerë.

Më tej, zëvendësministrja Gashi theksoi se organizimi i Lojërave Mesdhetare në Kosovë shënon një ngjarje shumë të rëndësishme jo vetëm për komunitetin sportiv, por për të gjithë qytetarët e vendit. Zëvendësministrja Gashi shtoi se Kosova si nikoqire e kësaj ngjarje do të ketë mundësinë e artë për të treguar historinë dhe vlerat e popullit tonë. Kjo ngjarje është një mundësi e mirë për të zhvilluar diplomacinë publike përtej diplomacisë zyrtare, dhe i jep mundësi çdo qytetari të Republikës së Kosovës të jetë një diplomat në vetvete.

Së bashku, ne mund t’i bëjmë Lojërat Mesdhetare 2030 një sukses të jashtëzakonshëm dhe të lëmë gjurmë të pashlyeshme në botën e diplomacisë publike, duke shfaqur kulturën e gjallë të Kosovës.

Lajmet e tjera

|