Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria Federale për Evropë dhe Punë të Jashtme e Austrisë zhvilluan konsultime politike

Ndaje këtë

Sot, në Prishtinë, nën udhëheqjen e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës z. Kreshnik Ahmeti dhe Drejtores së Përgjithshme, znj. Elisabeth Kornfeind, u mbajtën konsultimet politike në mes dy ministrive.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin shumëpalësh dhe zhvillimet rajonale e botërore.

kuadër të marrëdhënieve dypalëshe u diskutua për marrëveshjet në proces në fushën e drejtësisë, sigurisë, mbrojtjes dhe tregtisë. Në këtë rast u diskutua për njohjen e vulës apostile, rritjen e numrit të lejeve të transportit dhe mbi marrëveshjen për sigurimet shoqërore.

Sa i përket bashkëpunimit shumëpalësh, u trajtuan proceset integruese të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian. Zëvendësministri Ahmeti, e falënderoi shtetin austriak për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

Zhvillimet e fundit botërore ishin temë tjetër e diskutimit, ku u bisedua për ndikimin e tyre në rajon e sidomos në fushën e sigurisë. Zëvendësministri Ahmeti shtoi se Kosova është e përkushtuar që të kontribuojë në paqen rajonale dhe botërore.

Në fund të dyja palët theksuan se konsultimet e rregullta politike po shërbejnë në thellimin dhe përparimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Lajmet e tjera

|