Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka organizuar një pritje në mbështetje të Festivalit DokuFest

Ndaje këtë

Dje në Prizren, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka organizuar një pritje në mbështetje të Festivalit DokuFest, ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve, ambasadorë, artistë, përfaqësues të shoqërisë civile, profesorë e studentë ndërkombëtar të cilët fillimisht i ka përshëndetur zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i cili e ka vlerësuar DokuFest si ngjarjen më të rëndësishme kulturore jo vetëm në Kosovë e rajon po edhe më gjerë. Ai shprehi se Festivali DokuFest është shembull shumë i mirë sa i përket të organizuarit e një festivali.

Dokufest paraqet ngjarjen më të rëndësishme kinematografike në Kosovë që prezantohet me një koleksion prej më shumë se 100 filma dokumentar dhe të shkurtë të përzgjedhur nga e gjithë bota. Kjo ngjarje unike kulturore e shndërron Prizrenin në një pikëtakim të artdashësve dhe mijëra turistëve që vizitojnë çdo vit këtë festival.

Lajmet e tjera

|