Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në bashkëpunim me Institutin “ALB-shkenca bashkëorganizuan konferencën e XVIII-të ndërkombëtare për inteligjencën artificiale

Ndaje këtë

Në Bibliotekën Universitare të Prishtinës filloi konferenca XVIII ndërkombëtare për inteligjencën artificiale, bashkëorganizim ky i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës me Institutin “ALB-shkenca, Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe shoqërinë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ-in.

Përmes kësaj konference, ku po marrin pjesë studiues shkencorë nga mbarë diaspora shqiptare, synohet të bëhet promovimi i kërkimit shkencor dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet shkencëtarëve shqiptarë kudo qofshin ata.

Në këtë konferencë Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, përshëndeti organizatorët dhe pjesëmarrësit duke ju uruar punime të mbara në këto dy ditët në vazhdim. Në fjalën e saj Zëvendësministrja Gashi shprehu interesimin që kemi si ministri në thellimin e bashkëpunimit me diasporën shkencore, duke marrë parasysh numrin e madh të këtij komuniteti shkencor dhe rëndësinë e tij. Sipas saj takimet e tilla mes komunitetit shkencorë në vend dhe atij në diasporë janë të rëndësisë së lartë, prandaj le të shërbejë ky takim dy ditor si mundësi për ndarjen e njohurive dhe nxitjen e bashkëpunimit mes nesh.

Fjalë rasti mbajtën edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, kryetar i IASH-it dega në Kosovë, Dr. Ali Caka, kryetari i nderit i IASH-it, Prof.dr. Niko Qafoku, drejtor i përgjithsëm i IASH-it, Prof. Gentian Zyberi, dhe sekretarja e IASH-it, znj. Mihane Kerolli.

Në ditën e parë të konferencës do të mbahen 4 panele, ku do të diskutohet për inteligjencën artificiale dhe ndikimin e saj në arsim e kërkim shkencor, në shkencat humane e natyrore, për arritjet shkencore që i kanë paraprirë inteligjencës artificiale, për ndikimin e IA-së në fushën e ligjit dhe të administrimit. Ndërkaq në ditën e dytë do të zhvillohen sesione në filologji, kulturë, histori e fusha të tjera, ku edhe do të mbyllem punimet e kësaj konference.

Lajmet e tjera

|