Sot, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, dhe Drejtoresha Ekzekutive e IPKO Foundation, znj. Abetare Gojani, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi në fushën e diplomacisë qytetare dhe digjitale në Prishtinë.
Ky memorandum ka për synim rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në diplomaci përmes programeve që kanë për qëllim forcimin e rolit të qytetarit diplomat, duke përdorur potencialin që ofron inovacioni teknologjik.
Bashkëpunimi është në linjë me qëllimet e MPJD-së në zhvillimin dhe forcimin e diplomacisë publike dhe qytetare të Republikës së Kosovës.

