Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz takon ambasadorin e Malajzisë

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, priti në takim ambasadorin jorezident të Malajzisë, Dato Abdul Malik Melvin Castelino. 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz e njoftoi ambasadorin malajzian për orientimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës dhe për pozicionimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Ajo foli për fuqizimin e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Malajzisë. 

Ministrja tha se Malajzia është partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës në Azinë Juglindore si dhe shprehu gatishmërinë për të forcuar edhe më tej miqësinë, partneritetin dhe bashkëpunimin me këtë shtet.  

Amabasadori jorezident i Malajzisë, Dato Abdul Malik Melvin Castelino, në takim theksoi se është i lumtur që po qëndron për vizitë në Republikën e Kosovës. 

Ai shprehu gatishmërinë e Malajzisë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në diplomaci por edhe në shkëmbime tregtare me theks të veçantë në fushën e agrobiznesit.

Lajmet e tjera

|