Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz takon ish-presidenten e Konfederatës së Zvicrës

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, priti në takim ish-presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey. 

Ministrja Donika Gërvalla-Schwarz në takim me ish-presidenten zvicerane Micheline Calmy-Rey, bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës me theks të veçantë në sektorin e ofrimit të shërbimeve për kategorinë e personave të moshuar. 

Konfederata e Zvicrës, radhitet e dyta për nga investimet në Republikën e Kosovës.

Në takim po ashtu është biseduar edhe shtimin e investimeve zvicerane në vendin tonë.

Bashkëpunimi ekonomik me Konfederatën e Zvicrës ka rëndësi  për Republikën e Kosovës ngase në këtë shtet jeton një pjesë e mërgatës së Kosovës.  

Ministrja e njoftoi ish-presidenten Calmy-Rey për procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, aplikimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Në këtë takim ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli dhe nga deputetja në Kuvendin e Kosovës, Jeta Statovci njëherësh kryetare e Grupit të Miqësisë Kosovë-Zvicër.

Lajmet e tjera

|