Gjithashtu, Ministrja Gërvalla ka shprehur mirënjohjen e saj për vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, një mik i çmuar i Kosovës, duke vlerësuar angazhimin e tij për mbështetjen e Kosovës dhe forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla është takuar me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar rreth fuqizimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe avancimit të projekteve të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë.
- Tags