Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla, takoi delegatin në Asamblenë Parlamentare të KE, George Papandreou dhe anëtarin e delegacionit suedez, Adnan Dibrani

Ndaje këtë

Në takimin ndërmjet Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla dhe ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, tani delegat në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. George Papandreou dhe anëtarin e delegacionit suedez, z. Adnan Dibrani, u diskutua mbi zhvillimet në rajonin e Evropës Juglindore dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Znj. Gërvalla theksoi arritjet pozitive të vendit në demokraci, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Tutje, ajo njoftoi z. Papandreu dhe z. Dibrani mbi detajet e sulmit terrorist të 24 shtatorit, të organizuar nga shteti i Serbisë, dhe nevojën e sanksionimit të Serbisë, si masë parandaluese për sulmet e tjera eventuale.

Në fund, Zëvendëskryeministrja Gërvalla kërkoi mbështetjen e z. Papandreu për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe falenderoi z. Dibrani për mbështetjen e fuqishme.

Lajmet e tjera

|