Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla merr pjesë në hapjen e Zyrës së Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Kosovë

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, bashkë me zëvendësministren, Liza Gashi, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Zyrës së Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Kosovë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësues të shumtë të bizneseve shqiptaro-gjermane.

Ministrja Gërvalla e përgëzoi Unionin e Bizneseve me rastin e hapjes së zyrës në Kosovë, duke thënë se, përveç që promovon prosperitetin ekonomik, shërben edhe si një platformë biznesi që forcon lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e madhe që mërgata ka luajtur në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit ndër vite, duke krijuar ura lidhëse ndërmjet Kosovës dhe vendit pritës.

Unioni i Bizneseve, tha ministrja Gërvalla, është një dëshmi e vizionit të përbashkët për një komunitet shqiptar të suksesshëm në Gjermani, duke mos qenë vetëm një zyrë, por një qendër e mundësive, një hapësirë ku idetë do të kultivohen, partneritetet do të ndërtohen dhe sukseset do të festohen.

Ministrja Gërvalla i siguroi të pranishmit se institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të jenë të pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit në Kosovë, për të siguruar një ambient të sigurt për investimet në Kosovë.

Duke shprehur mbështetjen e plotë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministrja Gërvalla theksoi që atë ta konsiderojnë si partner në këtë rrugëtim, për të hapur një kapitull të ri me prosperitet dhe bashkëpunim të plotë.

Lajmet e tjera

|