Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla merr pjesë në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, po qëndron në Nju Jork, ku përpos takimeve të zhvilluara me përfaqësuesit e përhershëm të shteteve të ndryshme në Kombet e Bashkuara ,do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjatë së cilës do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për Kosovën.

Gjatë kësaj seance, ministrja Gërvalla do t’i paraqesë të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës, zhvillimet politike pas marrëveshjes së Ohrit, zhvillimet e suksesshme në arenën ndërkombëtare, sukseset në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit si dhe t’i njoftojë pjesëmarrësit në seancë për perspektivën e përgjithshme të vendit në vitet pasuese.

Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet të enjten, më 27 prill, duke nisur nga ora 16:00 sipas orës lokale në Kosovë.

Lajmet e tjera

|