Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla në Institutin Amerikan “The New Lines Institute”, diskuton për sfidat e sigurisë globale dhe rajonale

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington D.C mbajti një ligjeratë në Institutin Amerikan “New Lines Institute for Strategy and Policy”, ku u adresuan fundamentale të sigurisë globale dhe sfidat e sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore.

Gjatë diskutimit, Ministra Gërvalla theksoi shqetësimet e Kosovës lidhur me influencën e Rusisë dhe Kinës në rajon, si dhe rrezikun e një konflikti potencial në Evropën Juglindore. Ajo gjithashtu bëri një thirrje për mbështetje të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në luftën kundër propagandës, dezinformimit dhe veprimeve destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë, që kërcënojnë jo vetëm Ballkanin Perëndimor por gjithë Evropën.

Ministra Gërvalla shprehu përkushtimin e Kosovës për të përforcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe nevojën për mbështetje të vazhdueshme në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Diskutimi në Institutin “The New Lines” u përshëndet nga diplomatë, studiues dhe gazetarë të pranishëm duke theksuar rëndësinë e dialogut të hapur dhe bashkëpunimit në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë globale.

Ligjeratën dhe debatin që pasoi mund ta ndiqni këtu:

Lajmet e tjera

|