Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla në Këshillin e Evropës, takon Sekretarin e Përgjithshëm, Alain Berset

Ndaje këtë

“Republika e Kosovës ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe presim me padurim të ecim përpara drejt anëtarësimit të plotë dhe qytetarët tanë të përfitojnë nga mekanizmat mbrojtës të Këshillit të Evropës,” theksoi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në takimin që zhvilloi sot me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, në Strasburg, me të cilin diskutuan rreth forcimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Këshillit të Evropës pas miratimit të raportit pozitiv nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

“Si një shtet me përparim të jashtëzakonshëm në sundim të ligjit, demokratizim dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut, të konfirmuara edhe nga raportet më kredibile ndërkombëtare, Kosova është gati të përfitojë nga mekanizmat mbrojtës të kësaj organizate dhe të kontribuojë në forcimin e vlerave të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në nivel evropian,” tha Ministrja Gërvalla.

Në fund, Ministrja Gërvalla dhe Sekretari Berset shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fushën e të drejtave të njeriut, demokratizimit dhe qeverisjes së mirë, duke përforcuar rolin e Kosovës në skenën evropiane dhe ndërkombëtare.

Lajmet e tjera

|