Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla në Konferencën e Sigurisë në Mynih – Fokusi në sigurinë, sfidat globale dhe bashkëpunimin strategjik

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC), një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë globale.

Në këtë konferencë, që mbledh çdo vit liderë botërorë, diplomatë të lartë dhe ekspertë të sigurisë, Ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime të rëndësishme me homologë nga vende të ndryshme të botës dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare. Diskutimet do të përqendrohen në sfidat aktuale të sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit mes aleatëve.

Pjesëmarrja e Kosovës në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC), rikonfirmon përkushtimin për stabilitetin dhe paqen ndërkombëtare, si dhe për thellimin e partneriteteve strategjike në adresimin e sfidave të përbashkëta.

Lajmet e tjera

|