Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla në Strasburg, takon kryesuesin e Grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE)

Ndaje këtë

Finalizimi i procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës pas mbështetjes prej 82% të votave që i dha Asambleja e Përgjithshme anëtarësimit në KiE dhe fuqizimi i bashkëpunimit në rrugën euroatlantike të Kosovës, ishin temat kryesore të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me deputetin e Rumanisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, njëherit, Kryesues i Grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), Lulian Bulai.

Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla falënderoi z. Bulai dhe grupin ALDE në KiE për mbështetjen e madhe gjatë diskutimit në Asamblenë Parlamentare në ditën e votimit, votën pro anëtarësimit në KiE si dhe gjatë gjithë këtij procesi. Republika e Kosovës është e vendosur në rrugën e saj euroatlantike përmes forcimit të ekonomisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Lajmet e tjera

|