Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla në takim me Presidentin kroat Milanovic

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë vizitës së saj zyrtare në Kroaci, pati një takim me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, me të cilin bisedoi rreth marrëdhënieve të ngushta mes Kroacisë dhe Kosovës, situatës gjeopolitike në rajon dhe në Evropë, pozicionimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, dialogun në Bruksel dhe sfidave në rajon.

Në këtë takim, ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në nivel politik, ekonomik dhe kulturor mes Kroacisë dhe Kosovës.

Në lidhje me dialogun në Bruksel, dy palët theksuan rëndësinë e progresit në këtë proces dhe nevojën për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe për të thelluar bashkëpunimin rajonal. Ministrja Gërvalla theksoi se vetëm njohja e ndërsjelltë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë sjell paqe të qëndrueshme në rajonin e Ballkanit dhe kontribuon në forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Presidenti Milanoviç gjatë takimit theksoi se “Kosova gjithmonë ka pasur dhe do të ketë mbështetje të fortë nga Republika e Kroacisë në lidhje me afirmimin ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës dhe perspektivave euroatlantike të saj. Ne presim që të gjithë anëtarët e Bashkimit Europian ta njohin pavarësinë e Kosovës“.

Lajmet e tjera

|