Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla në Takimin Ministror në Taormina: E ardhmja evropiane ndërtohet mbi kujtesën, drejtësinë dhe guximin, jo mbi harresën selektive dhe standardet e dyfishta

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, në kuadër të Takimit Ministror të mbajtur në Taormina, përmendi shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në konflikt, ku theksoi rëndësinë e drejtësisë dhe të kujtesës në ndërtimin e së ardhmes evropiane.

Në fjalën e saj para homologëve evropianë, Ministrja Gërvalla rikujtoi se dhuna seksuale është përdorur si armë lufte nga regjimi serb ndaj grave, burrave dhe fëmijëve në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje. Ajo theksoi se përkundër vuajtjeve të viktimave, autorët e këtyre krimeve vazhdojnë të jetojnë të lirë në Serbi, shpeshherë të shpërblyer me poste dhe privilegje.

“Heshtja e vazhdueshme e institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë përbën rrezik për përsëritjen e historisë. E ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian, por si pjesë e një Evrope që mbron të vërtetën, njeh të kaluarën dhe ndërton paqe përmes drejtësisë,” tha Ministrja Gërvalla.

Ajo theksoi se Evropa, vetëm duke i qëndruar besnike vlerave të saj, mund të ruajë koherencën, besimin dhe rolin e saj si faktor qendror i drejtësisë dhe paqes në rajon dhe në botë.

Lajmet e tjera

|