Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla nis vizitën zyrtare në Kroaci

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka filluar sot vizitën e saj dyditore në Republikën e Kroacisë duke u takuar fillimisht me Ministrin për Punë të Jashtme dhe Evropë të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliç Radman.

Ajo së pari falënderoi homologun e saj nikoqir për mikpritjen e përzemërt për delegacionin kosovar, pjesë e të cilit ishin edhe Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë Martin Berishaj dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Kreshnik Ahmeti, dhe vuri në pah marrëdheniet e shkëlqyera në mes dy vendeve tona, me theks të veçantë në aspektin politik, social dhe ekonomik.

Gjatë takimit u theksua fakti që Kosova dhe Kroacia janë aleatë e miq tradicional.

Mbështetja e ndërsjelltë buron që nga kohët kur Kroacia dhe Kosova janë ballafaquar me sfidat dhe aspiratat e tyre për liri dhe pavarësi, por edhe pas pavarësimit të të dy vendeve dhe se marrëdheniet e mira duhet të thellohen më tej në shumë fusha, si në diplomaci, ekonomi, arsim, siguri, etj.

Republika e Kroacisë, si anëtare e BE-së dhe NATO-s e ka dëshmuar në vazhdimësi mbështetjen për Republikën e Kosovës në rrugën dhe aspiratat e saj euro-atlantike si dhe anëtarësimin në mekanizma të ndryshëm ndërkombëtarë.

Forumi i përbashkët ekonomik i mbajtur këtë vit në Kosovë u cilësua si shumë i suksesshëm dhe palët u zotuan të përqëndrohen në ofrimin e një ambienti edhe më të favorshëm biznesi për kompanitë e interesuara të të dy vendeve.

Pas takimit të zhvilluar, dy ministrat mbajtën një konferencë për media, të cilën mund ta ndiqni të plotë në linkun e mëposhtëm.

https://m.facebook.com/MVEP.hr/videos/532126039060225/?refsrc=deprecated&ref=sharing&_rdr

Lajmet e tjera

|