Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla niset për në Tiranë për takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP)

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që mbahet sot në Tiranë nën organizimin e Shqipërisë si Kryesuese e radhës e SEECP, me ftesë të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani.

Takimi ministror do të fokusohet në temën: “Fuqizimi i Konkurrencës Rajonale dhe rritja gjithëpërfshirëse, si rruga drejt Integrimit në BE për vendet pjesëmarrëse të SEECP-së që aspirojnë anëtarësimin”, duke ofruar një rast të mirë për të thelluar diskutimet rreth zhvillimit ekonomik, rritjes së konkurrueshmërisë dhe përshpejtimin e proceseve të integrimit evropian.

Pjesëmarrja e Ministres Gërvalla në këtë takim tregon përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës ndaj bashkëpunimit rajonal dhe rrugës evropiane, si dhe mbështetjen për nisma që shtyejnë përpara paqen, stabilitetin, sigurinë dhe përparimin e përbashkët në Evropën Juglindore.

Lajmet e tjera

|