Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla pas takimit me Kryetarin e Komunës Arbëreshe Striga: Arbëreshët, model unik i ruajtjes së gjuhës, traditës dhe identitetit

Ndaje këtë

Prishtinë, 22 Korrik 2024 – Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot Kryetarin e Komunës së Strigarit, Damiano Baffa, komunë kjo arbëreshe në Kalabri të Italisë.

Në takim u bisedua edhe rreth përgatitjeve për ngjarjen “Ditët Arbëreshe në Kosovë”, e cila është iniciativë e MPJD-së pas vizitës së ministres Gërvalla në komunat arbëreshe gjatë festës së Pashkëve të këtij viti.

Gjatë takimit, u diskutua për rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të identitetit arbëresh dhe përmirësimin e pozitës së këtij komuniteti në Itali.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ruajtur dhe promovuar identitetin e komunitetit arbëresh si një shembull unik i ruajtjes shekullore të gjuhës, identitetit, traditës dhe kulturës arbëreshe” tha Ministrja Gërvalla.

Në fund të takimit, Ministrja Gërvalla dhe Kryetari Baffa shprehën angazhimin për të vazhduar bashkëpunimin me hapa konkret drejt konkretizimit të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe komunave arbëreshe në Itali në fusha të ndryshme.

Lajmet e tjera

|