Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla pret Komisionin për Integrime Evropiane në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla priti sot Komisionin për Integrime Evropiane në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit dhe deputetja Jorida Tabaku.

U theksua se marrëdhëniet tona të mira nuk kanë vetëm karakter partneriteti, por ato janë edhe historike. Këto marrëdhënie duhen zgjeruar përmes projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme, të dala nga takimet dhe marrëveshjet mes dy qeverive tona.

Kosova dhe Shqipëria kanë aspirata të përbashkëta në rrugën e integrimeve evropiane. U theksua domosdoshmëria e thellimit të bashkëpunimit në çdo sferë dhe shkëmbimit të përvojave të dy shteteve tona, si në aspektin e integrimeve evropiane, ashtu edhe në unifikimin e politikave për diasporën.

Kosova është e përkushtuar për bashkëpunim rajonal dhe fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, si palë e barabartë, dhe ndjek interesat e saj strategjike përmes bashkëpunimit rajonal, duke konsideruar Procesin e Berlinit si rrugë për integrimin e të gjithë rajonit në Bashkimin Evropian.

Lajmet e tjera

|