Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla pret në Aeroportin “Adem Jashari” kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas

Ndaje këtë

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i uroi mirëseardhje Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Kjo vizitë zhvillohet në një moment të rëndësishëm për Republikën e Kosovës, e cila është më e përkushtuar se kurrë në forcimin e institucioneve demokratike, garantimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e agjendës së saj të qartë dhe të pandalshme drejt integrimit euroatlantik.

Republika e Kosovës është sot një aktor i përgjegjshëm ndërkombëtar dhe një partnere e besueshme në ndërtimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Evropë. Me institucione funksionale, me vizion të qartë politik dhe me mbështetje të gjerë qytetare, Kosova është e vendosur të kontribuojë aktivisht në arkitekturën evropiane të sigurisë dhe vlerave demokratike.

Lajmet e tjera

|