Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla priti në takim Ambasadoren e Republikës së Estonisë, znj. Janne Jõesaar-Ruusalu

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz priti Ambasadoren jorezidente të Republikës së Estonisë, znj. Janne Jõesaar-Ruusalu, të cilës fillimisht i uroi mirëseardhjen duke vënë theks të veçantë në marrëdheniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, bashkëpunimin dhe mbështetjen e Estonisë dhënë Kosovës në fushën e Teknologjisë Informative si dhe zhvillimin dhe ngritjen e mëtutjeshme të marrëdhënieve tona ekonomike, diplomatike e kulturore. Ministrja Gërvalla falënderoi ambasadoren për mbështetjen e fuqishme që Estonia po i jep Kosovës në BE, në NATO dhe në Këshillin e Evropës.

Republika e Kosovës ka orientim të qartë euro-atlantik dhe punon çdo ditë që të arrijë objektivat e saj në këtë drejtim, duke forcuar subjektivitetin dhe pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare dhe duke trasuar rrugën e saj drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Temë e bisedës ishte edhe siguria në Kosovë dhe rajon, roli destruktiv i Serbisë në rajonin tonë dhe cenimi i sigurisë së vendeve të Baltikut dhe Evropës nga ana e Rusisë.

Ministrja Gërvalla theksoi se Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejta shumë më të gjëra sesa në të gjitha vendet e tjera evropiane për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, dhe në veçanti komuniteti serb, i cili madje edhe brendapërbrenda komuniteteve pakicë gëzon privilegje të shumta. Kosova garanton respektimin e drejtave të të gjithë qytetarëve të saj, duke përfshirë respektimin e identitetit individual dhe kolektiv të tyre, avancimin kulturor e arsimor të të gjitha komuniteteve.

Lajmet e tjera

|