Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla priti në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në vendin tonë, z. Tunç Angili

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, fillimisht i uroi mirëseardhje Ambasadorit dhe theksoi raportet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, të cilat duhet të avancohen më tej.

Ajo falënderoi Ambasadorin dhe shtetin turk për ndihmën e dhënë Republikës së Kosovës në shumë fusha, veçanërisht në fushën e trajnimeve ushtarake.

Ministrja Gërvalla gjithashtu falënderoi Ambasadorin Angili për mbështetjen e Turqisë në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, integrimin në strukturat atlantike dhe ndihmën e ofruar në sigurimin e njohjeve të reja.

Gjatë takimit u diskutuan edhe tema të tjera të rëndësishme për Republikën e Kosovës, siç janë proceset aktuale të reformave që vendi po kalon, sfidat e ardhshme në rrugën e integrimeve euro-atlantike, si dhe thellimi i marrëdhënieve bilaterale dhe ekonomike me Republikën e Turqisë.

Një temë e bisedës ishte gjithashtu situata e sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Republika e Kosovës angazhohet në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal, duke zbatuar detyrimet e saj kushtetuese brenda territorit të saj.

Ministrja Gërvalla theksoi se rrëmbimi i policëve tanë në detyrë brenda territorit të Kosovës është një akt agresioni i Serbisë dhe shkelje e normave ndërkombëtare. Ajo kërkoi që komuniteti ndërkombëtar ta dënojë këtë akt dhe të bëjë presion për lirimin e policëve tanë sa më shpejt dhe pa kushte.

Lajmet e tjera

|