Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Finlandës në Kosovë, z. Matti Nissinen.

Gjatë takimit, Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për kontributin dhe përkushtimin e Ambasadorit Nissinen në forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.

“Finlanda ka qenë dhe mbetet një partnere e besueshme e Republikës së Kosovës, si dhe një mbështetëse e palëkundur e rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik”, theksoi Ministrja Gërvalla.

Në përfundim të mandatit të tij diplomatik në vendin tonë, Ministrja Gërvalla i uroi Ambasadorit Nissinen suksese në angazhimet e ardhshme duke theksuar se ai do të vazhdojë të mbetet një mik i Kosovës.

Lajmet e tjera

|