Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla priti në takim Ministren e Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Lahbib

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, znj Donika Gërvalla-Schwarz, priti sot në takim dypalësh Ministren e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës, të Mbretërisë së Belgjikës, znj. Hadja Lahbib, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës së bashku me delegacionin e saj.

Rritja e bashkëpunimit ekonomik, integrimit euro-atlantik i Republikës së Kosovës në prag të Presidencës belge të Këshillit të Bashkimit Evropian, situata e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia vazhdimit të mbështetjes së shtetit belg mbi anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të Kosovës në Këshillin e Evropës ishin disa nga temat ku u përqendrua diskutimi në mes Ministres Gërvalla dhe Ministres, Lahbib.

Në kuadër të këtij takimi, të dy bashkëbisedueset vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes të dy vendeve, teksa theksuan përkushtimin dhe vullnetin e dyanshëm për ngritjen e këtij bashkëpunimi në një nivel edhe më të lartë në fushat e interesit të përbashkët.

Ministrja Gërvalla i shprehi mirënjohje homologes belge për ngritjen e nivelit të përfaqësimit diplomatik në nivel Ambasade nga shteti belg në Republikën e Kosovës duke theksuar se kjo është dëshmi e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Si një urë lidhëse shumë e rëndësishme në përafrimin në mes dy vendeve dhe dy popujve është vlerësuar edhe roli i diasporës kosovare, e cila jeton në shtetin belg.

Lajmet e tjera

|