Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla priti në takim përfaqësuesit e OJQ-së “Drejtoria për Inkluzion”

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim përfaqësuesit e OJQ-së “Drejtoria për Inkluzion” nga Lugina e Preshevës.

Ministrja Gërvalla në takim me përfaqësuesit e kësaj organizate, ka diskutuar për rolin dhe rëndësinë e organizatave joqeveritare në Luginën e Preshevës, gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe mundësitë e mbështetjes së tyre përmes projekteve konkrete.

Ministrja Gërvalla pas diskutimit me përfaqësuesit e OJQ “Drejtoria për Inkluzion”, shprehu mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë që të adresohen kërkesat e tyre. Ajo theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për trajtimin dhe përmbushjen e kërkesave të qytetarëve të Luginës së Preshevës dhe projektet, të cilat janë në interes dhe në shërbim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve.

Lajmet e tjera

|