Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla-Schwarz me ministren austriake foli për reformat në Republikën e Kosovës

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Austrisë, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, z. Alexander Schallenberg, takoi edhe ministren austriake për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë, znj. Karoline Edtstadler.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në takim me ministren Edtstadler bisedoi për integrimin evropian të Republikës së Kosovës, reformat që po bëhen në ekonomi, administratë dhe drejtësi.

Mes tjerash ministrja Gërvalla-Schwarz nënvizoi zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës, sfidat me të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës si pasojë e krizës së madhe botërore në fushën e energjisë dhe të ekonomisë si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit edhe më të dendur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Austrisë.
Ministrja Donika Gërvalla-Schwarz e ftoi ministren austriake Karoline Edtstadler që të jetë pjesëmarrëse në “Women, Peace, Security Forum” që organizohet më 22-23 tetor në Prishtinë nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Lajmet e tjera

|