Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla-Schwarz në Portugali u takua me Sekretarin e Shtetit për Çështje Europiane Tiago Antunes

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, e shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, u takua me Sekretarin e Shtetit për Çështje Europiane, Tiago Antunes. Biseda u përqëndrua në të ardhmen e marrëdhënieve midis dy vendeve në dimensione më të gjera si dhe në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian. Znj. Gërvalla shprehu falënderim të veçantë për Portugalinë, për rolin e saj si një zë i fuqishëm i avokimit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sekretari i Shtetit z. Antunes theksoi se Portugalia mbështet plotësisht procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe i gëzohet faktit që Kosova do të ketë udhëtimin e merituar dhe të vonuar pa viza në BE.

Duke folur për dialogon Kosovë-Serbi, ministrja Gërvalla theksoi që pas qëndrimit të përsëritur konstruktiv të Kosovës në këtë proces, presim nga BE-ja të mbajë fjalën dhe pa asnjë vonesë të realizohet progresi substancial i Kosovës në raport me anëtarësimet në organizata ndërkombëtare, duke mos lejuar Serbinë të vazhdojë bllokimin e mëtejmë as të dialogut e as të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Sekretari i Shtetit Antunes vuri në pah se Portugalia mirëpret dhe vlerëson pozitivisht zhvillimet e fundit dhe inkurajon palët për të vazhduar përkushtimin e tyre në procesin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve.

Ky takim është realizuar gjatë vizitës së ministres Gërvalla në Portugali, ku është duke u mbajtur Java e Kulturës së Kosovës, gjatë së cilës publikut portugez ju ofrohet mundësia për të parë nga afër pasurinë dhe diversitetin e kulturës, muzikës dhe në përgjithësi trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Lajmet e tjera

|