Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla-Schwarz priti në takim ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz priti në takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Rashko Konjeviq që është edhe ministër i Mbrojtjes në këtë shtet fqinj të Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz e njoftoi ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Malit të Zi, Rashko Konjeviq rreth aspiratave euro-atlantike të Republikës së Kosovës dhe kërkoi ndihmën e Malit të Zi lidhur me aplikimin e Republikës së Kosovës në programin “Partneriteti për Paqe” (PfP) dhe Kartën e Adriatikut.

Ministrja Gërvalla-Schwarz në takim e theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në të gjitha bashkëpunimet rajonale që ndërlidhen me siguri.


Ajo e falënderoi Zëvendëskryeministrin njëherësh ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Rashko Konjeviq për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, gjë që sipas saj ka ndikim të shumanshëm në të mirën e sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë mes dy vendeve mike.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz po ashtu e njoftoi ministrin Konjeviq për bisedimet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Në kontekstin e situatës së sigurisë në rajon dhe më tej ministrja Gërvalla-Schwarz theksoi se duhet vëzhguar me kujdes ndikimin e agresionit rus në Ukrainë tek shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Lajmet e tjera

|