Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla-Schwarz u prit në takim nga kryetari i Lisbonës Carlos Moeda

Ndaje këtë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, së bashku me zëvëndësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu u pritën nga kryetari i qytetit së Lisbonës, Carlos Moeda, për të diskutuar bashkëpunimin kulturor dhe programet e shkëmbimit të të rinjve ndërmjet vendeve tona.

Takimi u fokusua në forcimin e lidhjeve kulturore mes Kosovës dhe Portugalisë përmes iniciativave të ndryshme, si promovimi i shkëmbimeve kulturore, lehtësimi i rezidencave të artistëve dhe organizimi i ngjarjeve të përbashkëta kulturore. Të dyja palët ranë dakord për rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë së tyre kulturore të përbashkët, duke festuar gjithashtu diversitetin dhe promovimin e mirëkuptimit kulturor.

Ministrja Gërvalla theksoi rolin e të rinjve në forcimin e lidhjeve kulturore mes kombeve dhe shprehu përkushtimin e Kosovës për promovimin e programeve të shkëmbimit të të rinjve me Portugalinë. Kryetari i Lisbonës përshëndeti iniciativën dhe shprehu dëshirën e tij për të pritur të rinjtë nga Kosova, duke inkurajuar të rinjtë portugez që të eksplorojnë mundësitë në Kosovë.

Lajmet e tjera

|