Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takoi ambasadoren e Maltës

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me Zëvendësministrin Ahmeti, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Republikës së Maltës, znj. Juliana Scerri Ferrante.

Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e marrëdhënieve shumë miqësore mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e shkëlqyer bilateral.

Gjatë takimit, Ministrja Gërvalla e njoftoi ambasadoren rreth progresit të madh që vendi ka arritur në zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit. Po ashtu u diskutuan synimet e Kosovës për integrim dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ministrja Gërvalla dhe ambasadorja Scerri Ferrante, në mbyllje të takimit, theksuan përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit, rritjen e mundësive të investimeve ekonomike dhe realizimin e projekteve me interes të përbashkët.

Lajmet e tjera

|